Gazeta britanike ‘The Economist’ në një artikull të publikuar të shtunën ka shkruar për politikanin malzias, Slaven Radunovic, i cili udhëheq Frontin Demokratik në Parlament, transmeton Insajderi.
‘The Economist’ shkruan se Radunovic kërkon rritjen e politikave pro-serbe në Mal të Zi dhe tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Slaven Radunovic, kreu i Frontit Demokratik populist në parlament, do një politikë më pro- serbe dhe të anulojë njohjen e Kosovës”, ka shkruar The Economist.
Tutje përmendet edhe fakti që Qeveria aktuale në Mal të Zi nuk është e qëndrueshme si rezultat i përplasjeve të vjetra.
“Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi ishte shkarkuar pasi kishte mohuar gjenocidin në Srebrenicë”, ka shkruar kjo media./Insajderi.com
Slaven Radunovic, the leader of the populist Democratic Front in parliament, wants a more pro-Serbian policy and to cancel its recognition of next-door Kosovo https://t.co/Hlaf7jUmMa
— The Economist (@TheEconomist) July 3, 2021