Memli Krasniqi është kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka marrë besimin e delegatëve për ta drejtuar subjektin politik të themeluar nga Hashim Thaçi.
Krasniqi ka qenë dy herë ministër, i Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe i Bujqësisë.
Ai ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, gjatë viteve 2017-2019.
Kjo konventë e jashtëzakonshme erdhi pasi dy figurat e kësaj partie; Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në Hagë të gjykuar për “krime lufte”.
Për muaj me radhë Enver Hoxhaj ishte kryetar në detyrë. Tash kryetar është Memli Krasniqi.
“Na priftë e mbara”, i është drejtuar delegatëve Krasniqi. /Insajderi.com