Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për pozitën e tij të re të cilën e mori sot, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se i dëshiron suksese Krasniqit në udhëheqjen e partisë.
Kamberi më tej thotë se “sa më të mira të jenë partitë politike në Kosovë, ka aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”.
“Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë. Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës. Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.
Krasniqi është zgjedhur sot kryetar i PDK-së në Konventën e 10-të të partisë. Ai mori gjithsej 469 vota për dhe shtatë kundër. /Insajderi.com