
204.774 qytetarë deri më tash janë vaksinuar kundër COVID-19, me të paktën një dozë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 48.437 persona kanë marrë edhe dozën e dytë – për ta plotësuar procesin e vaksinimit.
Vetëm gjatë ditës së fundit u vaksinuan 11.900 qytetarë.
Të shtunën u raportuan edhe tri raste të reja me COVID-19, po ashtu ishin nëntë të shëruar.
S’kishte raste të vdekjes dhe numri i infeksioneve aktive është 166. /Insajderi.com