Një muaj paraburgim për gjilanasin, goditi dy persona më shufër metalike

Një muaj paraburgim për gjilanasin, goditi dy persona më shufër metalike

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar së  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit T. L., shkruan Insajderi.

Sipas komunikatës së dërguar për media thuhet së ekziston dyshimi i bazuar se më datë 03.07.2021, i pandehuri pas një mosmarrëveshje me D. Rr., me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarve I. Rr. dhe R. Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ku nga lëndimet e marra kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Me këto veprime, i pandehuri T. L. dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale./Insajderi.com