Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, është shprehur e lumtur për dënimin që iu dha Zoran Vukotiq, i cili është shpallur fajtor mbi akuzën për “dhunim seksual gjatë luftës”.
Krasniqi në T7 ka thënë se “drejtësia për viktimat e dhunimeve seksuale mund të vihet në vend”.
Vetë, Vasfije Kransiqi, ka qenë viktimë e dhunimit seksual gjatë luftës së fundit.
“Po ndihna si të ishin dënuar kryesit e veprës time. Është një ditë shumë e veçantë për të gjitha viktimat e dhunës. Pas sa viteve po dëgjohet një lajm që po dënohet një kriminel që ka kryer krime të tilla. 10 vite nuk janë të mjaftueshme, por është fillimi dhe shpresoj që rastet tjera të dënohet edhe më gjatë. Rastin tim e dinë gjithë Kosova por për mua kjo ditë është shumë e veçantë, shumë e gëzuar”, ka thënë ajo.
“Ka viktima që i dinë me emër mbiemër se kush janë kryesit e veprës. Rasti im nuk ka pasur drejtësi, të tjerat të kenë. Edhe pse nuk folin publikisht, viktimat të kërkojnë drejtës. Ato duhet që të mos ndalen. Pas 22 viteve ne sot po e dimë që drejtësia po del në vend. Edhe pse janë bërë shumë vite, ne mund të arrijmë drejtësi”. /Insajderi.com