Albin Kurtit – BE-së: Duhet t’i mbani premtimet

Albin Kurtit – BE-së: Duhet t’i mbani premtimet

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet dhënë Kosovës.

Këto komente kreu i ekzekutivit Kosovar i bëri gjatë takimit të Procesit të Berlinit. Aty ku kancelarja gjermane e theksoi të njëjtën gjë ‘mbajtjen e premtimeve’.

“Kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE-ja, ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për të ripërtërirë përkushtimin dhe për të forcuar lidhjet të cilat do të përshpejtonin reformat”, tha Kurti.

Gjithashtu, Kurti, pohoi se e kupton “frustrimin” e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mos-hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Këtë e them si kryeministër i një vendi të izoluar”, ka theksuar ai. /Insajderi.com