Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut midis dy vendeve, pritet të zhvillojnë sot një takim në Bruksel, njofton Insajderi.
Pas një kohe të gjatë pauze, bisedimet po vazhdojnë midis delegacioneve. Ai i Kosovës do të jetë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë nga Petar Petkoviq.
Ky takim që do të zhvillohet në Bruksel, do të jetë nën drejtimin e Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Të dyja ekipet gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takime të ndara me Lajçak.
Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedime, pas takimit me Bislimin tha se gjithçka rreth dialogut është politike dhe jo teknike. /Insajderi.com