Rrahu nënën dhe motrën e tij, arrestohet pejani

Rrahu nënën dhe motrën e tij, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka njoftuar  së një person në ndikim të alkoolit kishte rrahur nënën dhe motrën e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e martë në Pejë, shkruan Insajderi.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra (motrën dhe nënën e tij). I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.79 promila. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./Insajderi.com