Krasniqi ngushëllon familjen e Kadri Veselit për vdekjen e babait

Krasniqi ngushëllon familjen e Kadri Veselit për vdekjen e babait

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen e Kadri Veselit për vdekjen e babait të tij, njofton Insajderi.

Krasniqi i cili ditë më parë ka marrë udhëheqjen e partisë të cilën deri para një viti e ka drejtuar Veseli, e ngushëlloi këtë të fundit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi shprehu ngushëllimet e tij në emër të PDK-së për Veselin që po qëndron në Hagë dhe për familjen e tij në Mitrovicë.

“Lamtumirë, Baca Fazli! Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli. Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

“Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.  Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.  Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.  Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella.  Pusho i qetë, Baca Fazli!”. /Insajderi.com