Vitia: Të gjitha vaksinat janë të sigurta

Vitia: Të gjitha vaksinat janë të sigurta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit që i siguron qytetarët e Kosovës se vaksinat antiCOVID janë të sigurta dhe se deri më tani s’ka pasur asnjë efekt anësor prej tyre, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë së vaksinimimi është në të mirën e përbashkët dhe për këtë i ka bërë  lutje individëve të caktuar dhe opozitës që të jenë bashkë në këtë proces e të mos i bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë dyshime.

“Ju garantoj që në asnjë moment nuk do lejojmë dhe nuk do të bëjmë asgjë që t’i rrezikojmë qytetarët me vaksina ashtu siç pretendohet, sepse të gjitha vaksinat janë të sigurta. Vaksinohuni sepse është për të mirën e përbashkët. Për ju individë të caktuar që nuk doni të na ndihmoni, mos u mundoni të na bëni dëme, sepse s’po e dëmtoni as Ministrinë e Shëndetësisë e as Qeverinë, por qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi Vitia.

Ai po ashtu sqaroi se tashmë është zgjidhur edhe problemi me mungesë të insulinës.

“Procedurat kanë përfunduar dhe nga java e ardhshme do të shpërndahen nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare”, ka shtuar ai./Insajderi.com