Nga sot qytetarët mbi 40 vjeç mund të vaksinohen

Nga sot qytetarët mbi 40 vjeç mund të vaksinohen

Ministria Shëndetësisë njofton se nga e mërkura e 7 korrikut, termine për vaksinim mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç, njofton Insajderi.

Po ashtu bëhet e ditur se në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:

Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Zyrtarët publikë;

Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

Zyrtarët doganorë;

Gazetarët;

Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

“Ministria tërheqë vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket”, njofton më tej MSh. /Insajderi.com