Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot në seancën e Kuvendit i ka bërë thirrje presidentes së vendit Vjosa Osmanit, që të emërojë përfaqësuesin e dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Insajderi.
Ajo ka thënë se Osmani duhet t’i ndalojë orvatjet e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bërë shumicën në KQZ dhe të bëjë shumicën në këtë komision.
Deliu-Kodra ka thënë së Osmani po ndjek rrugën e shërbimit të plot të VV-së dhe të Listës Guxo.
“Presidentja Osmani deri më tani nuk e ka emëruar anëtarin e dytë të PDK-së në këtë KQZ, sepse ajo po ndjek rrugën në shërbim të plotë të LVV-së dhe të Listës Guxo. Është e ditur zyrtarisht që LVV-ja e ka dërguar në Presidencë, propozimin e tretë për anëtar të KQZ-së e që jo rastësisht vjen nga Lista Guxo”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com