I është dhënë lamtumira e fundit, Fazli Veselit, raporton Insajderi.
Ai ishte babai i ish-themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veselit.
Në varrim morën pjesë qindra qytetarë. Aty nuk ishte Kadri Veseli – i cili po gjykohet në Hagë për “krime lufte” nga Dhomat e Specializuara.
Më 2 maj, Veseli ishte në Kosovë, për ta vizituar babain e tij që atëherë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai dha leje që babai i tij të varrosen edhe pa prezencën e tij.
Ndërsa, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, lëshuan sallën e Kuvendit, pasi kishin për të udhëtuar në Mitrovicë për varrimin e Fazli Veselit.
Ngushëllime për të kanë shprehur krerët e institcioneve në Kosovë e Shqipëri. /Insajderi.com