Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është akt i urrejtjes.
Kuvendi i Kosovës, të mërkurën e ka votuar rezolutën që e njeh dhe e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.
“Ata që e mohojnë atë duhet të përballen me të kaluarën e tyre, të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, të kërkojnë falje dhe të tregojnë pendimin”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Gjatë vitit 1995, forcat serbe kishin vrarë mbi 8 mijë myslimanë të Bosnjës.
Ajo masakër kishte tronditur botën, gjenocid që nga shumë kush në Serbi ende mohohet. /Insajderi.com
Today our parliament adopted a resolution recognizing & condemning Serb genocide in Srebrenica.
Denying #SrebrenicaGenocide is a hateful act. Those who deny it have still to face their past, take responsibility for their actions, offer apology and show remorse.— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2021