Dy të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Dy të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Dy persona të infektuar me Coronavirus, kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 721 testime të kryera.

Nga ana tjetër, shtatë qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105 mijë e 412, ndërsa numri i rasteve aktive po qëndron në 151.

Në 24 orët e fundit janë dhënë pesë mijë e 271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com