Imami Ahmet Kalaja paralajmërohet për largim nga puna

Imami Ahmet Kalaja paralajmërohet për largim nga puna

Imami shqiptar, Ahmet Kalaja, i cili u përfshi në një video me Andi Lilën dhe Armando Sadikun të dy futbollistë të kombëtares shqiptare është paralajmëruar për largim nga puna.

Burime të “Gazeta Express” mësojnë se kryesia e Komunitetit Musliman ka vendosur të marrë pikërisht masën paralajmëruese “paralajmërim për dëbim nga puna.”

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Andi Lila dhe Armando Sadiku, dy ditë para ndeshjes me Italinë janë shfaqur në një video “live” të publikuar në rrjetin social “Facebook” nga Hoxhë Ahmed Kalaja, që aktualisht është Imam dhe ligjërues Hatib i një prej xhamive më të mëdha të Tiranës.

Lila dhe Sadiku shfaqen duke u tallur fillimisht me priftërinjtë dhe më pas, për ta barazuar disi ironinë, kanë bërë humor edhe me histori hoxhësh.