Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, shkruan Insajderi.
Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deklaroi se pika kyçe e bisedës ishte nevoja e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën.
Ai më tej, tha së BE-ja sa më parë duhet të përmbushë premtimet për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtet formimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania”, ka shkruar Memli./Insajderi.com