Konjufca dhe ambasadori norvegjez nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Konjufca dhe ambasadori norvegjez nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Erik Grøndahl.

Ata u takuan të martën dhe takimin e konkretizuan me nënshkrimin e Memorandumit.

“Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme Norvegjeze, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Memorandumi ishte nënshkruar më parë edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti. /Insajderi.com