Dyshimet për shkollimin e profesorit të UP-së

Dyshimet për shkollimin e profesorit të UP-së

Arben Hajrullahu i cili jep mësim në Universitetin e Prishtinës me kontratë të rregullt që nga viti 2006, me studime të kryera në universitetet austriake dhe post-doktoratë në SHBA nuk po mund të rizgjedhët profesor i rregullt pasi që këshilli po i kërkon atij të dëshmoj studimet bachelor.

Këshilli i Fakultetit Filozofik ka rekomanduar që të rishpallet njëra pozitë e konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik, i cili ishte shpallur në nëntor të vitit  2016 për të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Rekomandimi për rishpalljen e këtij konkursi ka të bëjë me pozitën për të cilën ka aplikuar Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencave Politike. Hajrullahu është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt.

Mirëpo, Këshilli ka votuar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.

I kontaktuar nga gazeta “Zëri”, Hajrullahu e ka quajtur përsëritjen e konkursit një “lojë” të qëllimshme që ta largojnë nga Fakulteti. Ndërsa ka bërë të ditur se posedon dokumentacionin se ka kryer të gjitha nivelet e studimeve në Austri, si dhe post-doktoratën në kuadër të programit “Fulbright” në SHBA.