Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është takuar me Zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në Athinë, njofton Insajderi.
Derisa ka njoftuar për takimin, Dendias është shprehur se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.
“Pata një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer në Forumin e sotëm të Dubrovnik.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.
I held a meeting with @State_EUR DAS M.Palmer οn the sidelines of today’s #DubrovnikForum2021. 🇪🇺🇺🇸 close coordination to address challenges in the region, EU perspective of #WesternBalkans & developments in #EasternMediterranean in focus. pic.twitter.com/VzcsC3ltYK
— Nikos Dendias (@NikosDendias) July 10, 2021
Ky takim është zhvilluar pas vizitës së Nikos Dendias në Kosovë, ku kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me asnjë ligj ndërkombëtar.
Madje, ai kishte thënë se vizita e tij është një tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjëve.
Dendias kishte sqaruar se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës a do ta njohë Greqia Pavarësinë e Kosovës ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. /Insajderi.com