Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit antiCOVID me njësitë e lëvizshme, shkruan Insajderi.
Vaksinimi në komunitet filloi sot nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.
Ajo më tej, tregoi së kjo ka ndodhur për t’i japur mundësi çdo qytetari të vaksinohet.
“Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga Covid19. Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID./Insajderi.com