Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi që një autobus ka dalë nga rruga në Shqipëri dhe ka pësuar në përrua, shkruan Insajderi.
Policia njofton se 9 pasagjerët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Shqipërisë./Insajderi.com