“Lexo raporte për Kosovën e mos u prezanto me fjalime të praktikantëve se na shkatërrove”.
Kështu i është drejtor deputetja e Partisë Demokratike të Kosores, Ariana Musliu-Shoshit, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Gërvalla, duke folur në Forumin e Dubrovnikut, ka thënë se “BE-ja nuk duhet të fajësohet për gabimet tona”, duke iu referuar edhe mosliberalizimit të vizave.
Por, sipas Shoshit, raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian vazhdimisht deklarojnë se “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret”.
“Kish qenë mirë me ditë që liberalizimi i vizave tashmë është vendim individual i shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.
Ndërkohë, pas fjalimit të Gërvallës reagimet nga opozita kanë qenë kritikuese për kryediplomaten.
Thonë se me qasjen e saj “po e dëmton të ardhmen e Kosovës”. /Insajderi.com