Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se 79 pacientë të dyshuar dhe të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Insajderi.
40 prej këtyre personave të hospitalizuar janë me oksigjeno-terapi.
36 nga ta po trajtohen në QKUK, ndërsa gjashtë të tjerë në spitalet e përgjithshme.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
COVID-19: 79 pacientë po trajtohen në SHSKUK
79 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit të punës për datën 11 korrik 2021, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitivë dhe 40 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:
20 të konfirmuar me COVID-19
34 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 19 pacientë + 10 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë
6 të konfirmuar pozitivë
6 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë /Insajderi.com