41 vjeçarja kosovare arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari”

41 vjeçarja kosovare arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari”

Një grua 41 vjeçare është arrestuar me të zbritur në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ajo kishte një fletë-arrest nga Gjykata Themelore në Pejë, të cilin e zbatoi policia.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ajo është dërguar në Pejë dhe do të dal para gjykatës kur të plotësohen kushtet. /Insajderi.com