Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Kosova edhe sot e kësaj dite po ballafaqohet me pseudodrejtësinë ndërkombëtare, shkruan Insajderi.
Klinaku në një reagim në Facebook ka shkruar së “të gjitha shkeljet dhe skandalet e këtij misioni është duke i treguar” tashmë ish-gjykatësi i EULEX-it Malcolm Simmons.
Ai më tej, deklaroi se që nga 7 maji i vitit 2010 kjo organizatë ka bërë thirrje që të mos njihet autoriteti i EULEX-it në Kosovë.
“Pas analizës së arrestimeve të bashkëluftëtarëve nga ana e misionit të EULEX-it, keqtrajtimit të tyre dhe shkeljen e të gjitha procedurave paraprake ligjore, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe shumë skandaleve të tjera që po i tregon edhe ish-kryegjykatësi i EULEX-it Malcolm Simmons, Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që më 7 maj 2011 kishte bërë thirrje që të mos njihet autoriteti i këtij misioni në Kosovë”, ka shtuar ai.
Ish-kryegjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons është duke raportuar para deputeteve të Komisionit për Legjistacion./Insajderi.com