18 persona janë arrestuar gjatë një aksioni të drejtuar nga Policia Kombëtare Spanjolle, në me bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe mbështetur nga Europol-i, njofton Insajderi.
Ky aksion kishte për qëllim “çmontimin” e një grupi të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumente.
Përveç të arrestuarve, autoritetet kanë kryer hetime në dy shtëpi dhe kanë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, para dhe droga.
EUROPOL-i njofton se rrjetet kriminale kanë mundësuar hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA./Insajderi.com