Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje më armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit i cili është dërguar për në Gjilan, nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.
Hashani shtoi se më rastin është duke u marrë policia në koordinim më Prokurorinë e Shtetit.
“Plagosje me armë zjarri” Ju informojmë se me 13 korrik 2021 rreth orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigje rastit me urgjencë . Sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar ai./Insajderi.com