Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se nga sot, e martë, do të funksionalizohet ujësjellësi në këtë komunë, përcjell Insajderi.
Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit.
“1. Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!
- Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!
Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./Insajderi.com