Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës është në grevë.
Kjo pasi Ministria e Financave nuk iu ka kthyer përgjigjet për kërkesat e tyre.
Për këto kërkesa Gazeta Online Insajderi kishte raportuar më parë.
Greva ka filluar në ora 09:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 12:00.
Gjatë kësaj kohe tatimpaguesit nuk do të kenë mundësi t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore. /Insajderi.com