Arben Vitia: Mostra nga Deçani do të dërgohen jashtë vendit për analiza

Arben Vitia: Mostra nga Deçani do të dërgohen jashtë vendit për analiza

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mostrat e atyre që dyshohen të jenë helmuar në Deçan do të dërgohen jashtë vendit për analizë.

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet edhe për situatën në  Deçan.

“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkim Ramosajn dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogël”, ka deklaruar Vitia.

Ndërsa, udhëheqësi i mbledhjes së sotme të Qeverisë, Besnik Bislimi, ka thënë se të martën në Deçan ka shkuar një kontingjent me barna.

Rreth 1.500 qytetarë dyshohet të jenë helmuar në Deçan, banorët thonë se ky helmim “ka ardhur nga uji”. /Insajderi.com