Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se dy vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur të martën në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nuk kanë të bëjnë me helmimin në Deçan, por si shkak i sulmit kardiak, shkruan Insajderi
Ai tha së këto dyshime i hodhi poshtë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Nikçi deklaroi që më këtë rast janë hedhur poshtë të gjitha dilemat se të njëjtit kanë munduar të jenë të helmuar apo ndërlidhet më rastin e Deçanit.
“Fillimisht ka pasur shqetësime të mëdha të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan ku njëri nga ta ka qenë edhe njëri nga viktimat që është dërguar për obduksion më pas prokurori kujdestar të krimeve të rënda ka urdhëruar që dy trupat e pajetë t’u bëhet obduksioni dhe sot kemi pranuar një informatë nga eksperti i mjekësisë ligjore se të njëjtit kanë ndërruar jetë për shkak të sulmit kardiak, problemeve me zëmër”,ka pohuar ai për ‘KP’
Nikçi tha se tashmë nga 11 korriku janë duke e trajtuar rastin e helmimeve në komunë e Deçanit por që kanë autorizuar organet përgjegjëse për kryerjen e analizave të ujit.
Ai shpreson që shumë shpejt do të dihet se çka ka ndodhur me banorët e Deçanit për të cilët ekziston dyshimi se janë helmuar nga uji.
“Janë autorizuar IKShPK për marrjen e disa mostrave për të bërë analizën e ujit dhe e dini se si ka dal rezultatet. Jemi në pritje edhe të disa rezultateve tjera që shpresojmë që të njëjtat do japin ndonjë rezultat. Njëkohësisht janë duke u hetuar disa pista të hetimit dhe shpresojmë se nga këto hetime që po bëhen në terren, shpresojmë që brenda një kohë të shkurt të marrim një epilog se çka ka ndodhur në atë rajon”, tha Nikçi.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi tha se është parë e arsyeshme që të bëhen edhe analizat e personave të helmuar.
“Në koordinim edhe me IKSHP është parë e arsyeshme qe të bëhen edhe analiza tek personat e helmuar varësisht nga rezultat edhe mund të vijmë tek një epilog”, deklaroi Nikçi./Insajderi.com