Nga LDK-ja kërkojnë protestë gjithë-popullore për shkarkimin e Kurtit

Nga LDK-ja kërkojnë protestë gjithë-popullore për shkarkimin e Kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka bërë thirrje që të organizohet protestë gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë, për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti, njofton Insajderi.

Sipas tij, në këtë protestë duhet të marrin pjesë partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit.

“Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar.

Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin, i cili u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parlamentar drejtpërdrejtë nga klinika, pas trajtimit me infuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbledhjen e kabinetit qeveritar!”, ka shkruar Gecaj në Facebook./Insajderi.com