Tashmë e dy ditë Forca e Sigurisë së Kosovës është dislokuar në Deçan për të ndihmuar në menaxhimin e situatës pas dyshimeve për helmim të qytetarëve, shkruan Insajderi.
Kapiteni i kësaj forcë, Xhevahir Hasanaj, ka deklaruar se me marrjen e urdhrit ditën e djeshme, janë dislokuar menjëherë në këtë komunë dhe i kanë marr detyrat.
Ai ka thënë që nga vlerësimet e para ka dal që uji nuk është i kontaminuar.
“Na është kërkuar që ta vlerësojmë ujin, dhe sot kemi bërë edhe vlerësimin e disa zonave nëse ka ndonjë helmim nga ajri, dhe rezultatet e para kanë dal që nuk ka kontaminim, por megjithatë po presim edhe rezultatet më të detajuara”, deklaroi Hasanaj për ‘KK’.
Ajo po ashtu u shpreh se nëse është e nevojshme ata do të sjellin edhe më shumë personel dhe se janë të gatshëm 24/7 për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit dhe të tjerëve që kanë nevojë.
Rreth një mijë e 500 qytetarë dyshohet të jenë helmuar në Deçan, banorët thonë se ky helmim “ka ardhur nga uji”./Insajderi.com