Nga VV thonë se Kurti ka shkuar në Greqi për ta afruar njohjen

Nga VV thonë se Kurti ka shkuar në Greqi për ta afruar njohjen

Arbër Zaimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, njëherësh lider i kësaj partie, po qëndron tash e disa ditë për vizitë zyrtare në Greqi, pasi sipas tij, po punon për ta përafëruar njohjen nga ky shtet, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se shefi i qeverisë nuk po e shpenzon asnjë cent nga buxheti i shtetit.

Reagimi i tij ka ardhur pasi deputetë të opozitës e kanë kritikuar kryeministrin Kurti për mosndërprerjen e vizitës në Greqi, për shkak të situatës emergjente në Deçan, ku dyshohet se mbi një mijë e 500 banorë janë helmuar nga uji i pijes. Kurti po ashtu u raportua se atje po qëndron “për pushime bashkë me familjen”.

“Është papërgjegjësi të përbuzet ajo vizitë, sepse nuk është takim me “shokë të majtë”, por është pritur zyrtarisht nga kryeministri aktual (i djathtë) dhe ka takuar dy ish-kryeministra”, ka shkruar Zaimi ndër të tjera./Insajderi.com