Prishtinë: Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti

Prishtinë: Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti, Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kasem Haxhimurati”, rreth orës 12:15 – ku edhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai. /Insajderi.com