13 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

13 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 13 raste të reja me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar katër mijë e 51 mostra.

Sipas Ministrisë, janë 112 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar gjashtë pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga Sars-Cov2 pozitiv.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë kryer gjithsej 847 mijë e 490 testime, kanë rezultuar 132 mijë e 629 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 61 pacientë, ndërsa kanë vdekur dy mijë e 456./Insajderi.com