Ambasada e Shteteve të Bashkuara te Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe gazetarëve në Kosovë që t’i injorojnë thashethemet dhe të presin faktet lidhur me situatën e krijuar në Deçan.
Përmes një postimi në Twitter, nga ambasada kanë thënë se ndonëse do të kryhen edhe disa teste, Ministria e Shëndetësisë beson se një bakterie është shkaktare e simptomave, njofton Insajderi.
“Mendimet tona janë me ata që po vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse edhe shumë teste do të kryhen, Ministria e Shëndetësisë beson se një bakterie është shkaktare e simptomave. Gazetarë, qytetarë, injoroni thashethemet. Pritni për fakte”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.
Që nga e shtuna e 10 korrikut, mbi një mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, për shkak të dyshimeve se janë helmuar nga uji
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do të ketë më në menaxhim Deçanit.
Kjo pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në mostrat e ujit të marra me datë 12 korrik nga rajoni i Deçanit, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminimin e ujit të pijshëm./Insajderi.com