Një 16 vjeçar ka rënë të enjten para mesnate në hapësirën e ashensorit nga kati i gjashtë i një objekti që ishte në ndërtim e sipër në komunën e Gjakovës.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjyrkaj, i cili deklaroi se objekti ishte i pa siguruar dhe pa rrethoja.
“Viktima e moshës 16 vjeçare se bashku me dy shokë kishin hipur ne një objektet gjashtë kate i cili ishte në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar pa rrethoja të shkalleve dhe në një momente viktima nga kati me i larte ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensorë”, ka shtuar ai.
Gjurkaj më tej, tha se viktima fillimisht kishte pësuar lëndime trupore dhe më pastaj i njëjti është dërguar me anë të ndihmës se shpejtë në emergjencën e spitalit “Isa Grezda” të Gjakovës ku ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajetë dhe janë nisur në drejtim të Institutit të mjekësisë ligjore”, ka shtuar ai.
Rasti është duke u hetuar nga policia./Insajderi.com