Partia Socialdemokrate ndërmori një aksion mesditën e sotme në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”.
Dhjetëra vetura zyrtare janë mbuluar me mbishkrime “Zhvatës” si dhe tiketa ngjitëse.
Në këtë aksion sipas pamjeve të publikuara në media është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.
Frashër Krasniqi nga kjo parti ka thënë se një kompanie i është dhënë kontratë prej 2 milionë euro pa asnjë kriter e që ka çmimin pesëfish më të shtrenjtë.
“Aksion ka të bëjë rreth kontratës një kompani private ku kushton mbi 2 milionë euro dhe kjo tiketa 5 euro”, ka deklaruar ai.
Ai tha se zëvendësministri Hysen Durmishi ka bërë skandal ku ka thënë se kjo kontratë ka mbetur nga Qeveria e kaluar dhe se janë duke krijuar monopol./Insajderi.com