Partia Socialdemokrate ka konfirmuar arrestimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistëve të partisë gjatë aksionit të sotëm të kësaj, shkruan Insajderi.
Në një reagim nga kjo parti thuhet së policia ndërpreu dhunshëm aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktivistët e kësaj partie.
“Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit”, thuhet në njoftim.
Të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.
Nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
Partia Socialdemokrate ndërmori një aksion mesditën e sotme në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”.
Dhjetëra vetura zyrtare janë mbuluar me mbishkrime “Zhvatës” si dhe tiketa ngjitëse./Insajderi.com