Një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Arrestimi i tij lidhet me procesin e hetimeve për rastin e helmimit në Deçan.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Po është ndaluar një person zyrtar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar për situatën në Deçan”, ka thënë ai.
Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente pasi fundjavën që shkoi qindra qytetarë i janë drejtuar institucioneve shëndetësore me simptoma të helmimit.
Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijes. Në analizat e bërë ka rezultuar se në ujin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” ka baktere.
Megjithatë, ende nuk është gjetur shkaku që çoi në krijimin e një situate emergjente./Insajderi.com