Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë po vazhdon të bie dita ditës.
Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 546 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë imunizuar 305 mijë e 991 qytetarë.
Ndërsa, 88 mijë e 961 janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com