Lutfi Haziri rikandidon për Gjilanin

Lutfi Haziri rikandidon për Gjilanin

Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e kryetarit aktual të Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe për një mandat në krye të kësaj komune, njofton Insajderi.

Kjo u bë e ditur pas Konventës së mbajtur nga LDK-ja në degën e Gjilanit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”.

Dje ka filluar Konventa e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan që është si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit.

Lutfi Haziri synon që të marrë edhe mandatin e pestë qeverisës me Gjilanin në zgjedhjet e 17 tetorit./Insajderi.com