Duke filluar nga kjo e shtunë, në fundjavë nuk do të ketë më vaksinim kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kjo pasi punonjësit e qendrave të mjekësisë do ta kenë pushim.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilëve ky vendim i Komitetit të Vaksinimit do të vlejë edhe për fundjavat e tjera, shkruan Koha.
Gjatë ditës së sotme, “1 Tetori” ka qëndruar e mbyllur, derisa shumë qytetarë të cilët kishin shkuar në këtë qendër për t’u imunizuar apo për të marrë informata, janë kthyer mbrapsht.
Ndërkohë, gjatë ditës së premte në Kosovë janë vaksinuar 11,546 persona. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i të vaksinuarve është 305,991. Prej kësaj shifre, 128,069 janë të vaksinuar me dozën e parë ndërkaq 88,961 me dozën e dytë.
Më 13 korrik Ministria ka bërë të ditur se për vaksinim tani mund të aplikojnë edhe qytetarët mbi moshën 18 vjeç./Insajderi.com