Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, pretendon se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka qenë i dënuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorimi të financave të partisë, njofton Insajderi.
Dhe sipas tij, “Durmishi është rikthyer në politikë kur VV-ja ka marrë pushtetin dhe tash udhëheqë me sektorin që ka më së shumti tendera”.
“Kur i ka vjedhë paret e partisë, paramendoni çka ju bënë pareve të shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.
Nushi tutje ka numëruar pesë arsyet se pse pagesa për pesë euro për tiketa ngjitëse kur bëhet regjistrimi i veturës, sipas tij është zhvatje, duke përmendur edhe pretendimin për Durmishin si një ndër to.
“Pretendimi që kjo tiketë do të identifikojë veturat e pargjistruara është budallaki. Policia e Kosovës e bënë këtë përmes kontrolleve rutinore në trafik. Ata që nuk kanë regjistrim dënohen”.
“Kostoja e prodhimit të kesaj tikete është më pak se 1€. Nuk duhet ekspertizë për të ngjitur tiketa në xham, rrjedhimisht krejt shuma tjetër është zhvatje”.
“Ky aktivitet i ipet në menaxhim një kompanie private që ka capital fillestar vec 1000€ dhe ka të regjistruar vec 3 punëtor. Një gjë e tillë do të mund të kryhej lehtësisht nga kompanitë që e bëjnë kontrollën teknike”.
“Zv.Ministri Durmishi na tha që e ka pasur të pamundur të anulojë kontratën për shkak të dëmit financiar që mund të shkaktohej. Por kjo qeveri tashmë ka anuluar kontrata me vlerë edhe më të madhe sesa kjo”.
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për “tiketat ngjitëse” me kompaninë “Auto Control Kosova”.
Sipas kësaj kontrate, qytetarët nga 1 shtatori detyrohen të paguajnë taksë shtesë prej pesë eurove kur bëjnë regjistrimin e veturës./Insajderi.com