Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutifi Haziri,. Ka aktivizuar shtabin e emergjencave pas reshjeve të shiut.
Në Gjilan ka rënë shi i madh, saqë njësitet relevante janë dalur për të ndihmuar qytetarët.
52 kërkesa qytetare për ndihmë janë drejtuar kah komuna deri më tash.
I pari i Gjilanit ka apeluar banorët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullojnë me vetura.
Ndërsa, të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet të lajmërohen në numrat emergjentë 112 dhe 193.
Moti me shi ditëve të fundit ka përfshirë Evropën, më shumë Gjermaninë e Belgjikën. /Insajderi.com