Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një person po dyshohet të ketë shtënë më armë në “Miradi” të Fushë Kosovës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:30, kemi marrë informatën se në fshatin “Miradi” të Fushë Kosovës, dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar”.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com