Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 18 korrikut, do të hapet vendkalimi kufitar midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir, njofton Insajderi.
Në njoftimin e MPB-së më tej thuhet se ceremonia e hapjes së këtij pikëkalimi kufitar do të mbahet nga ora 12:00.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të dielën, më 18 korrik, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut aktualisht kanë dy pikë-kalime kufitare, Hanin e Elezit dhe Glloboqicën.
Pikë kalimi kufitar në Han të Elezit frekuentohet më shumë nga udhëtarët e të dy shteteve. /Insajderi.com